Struga e ka përfunduar aventurën e saj në Kupat e Europës duke u mposhtur edhe në ndeshjen e dytë në Islandë nga Brediablik.
Ekipi i drejtuar nga trajneri shqiptar Shpëtim Duro ka bërë pak në transfertën ku duhej të fitonin patjetër për të përmbysur humbjen minimale të një jave më parë në Maqedoni. Megjithatë, ishin sërish islandezët ata që ndëshkuan, duke realizuar një gol që në minutën e tretë me anë Einarsson.
Kjo pjesëmarrja e parë për kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut në kupat e Europës dhe mund të quhet një ecuri pozitive kur arritën deri në fazën e play off-it të Conference League. (A2 Televizion)