Hidhet shorti i Champions League, Milani në grup “ferri”, Interi me fat

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 18:32 | Futboll

Është hedhur në Monako të Francës këtë të enjte shorti për grupet e Champions League për sezonin 2023-2024.

Goglat vendosën që grupi i ferrit për këtë sezon të jetë ai F ku bëjnë pjesë PSG, Dortmund, Milan e Newcastle. Ndërkohë, një short relativisht i lehtë mund të vlerësohet ai për kushërinjt e kuqezinjve të Milanit. Interi është vendosur në grupin D së bashku me Salzburg, Real Sociedad dhe Benfica. Ndërkohë, Bayern do të jetë në grupin A ku do të ketë kundërshtar Manchester United-in e rikthyer. Megjithatë, dy rivalët e tjerë janë relativisht të lehtë. Ata janë Copenhagen e Galatasaray.

Kampionët e Manchester City-t janë vendosur në grupin G me Leipzig, Cervena Zvezda dhe Young Boys.

Një vëmendje të veçantë të tifozëve shqiptarë do të ketë grupi H ku bën pjesë Barcelona, Porto, Shakhtar dhe Antwerp, të cilët kanë në organikën e tyre edhe lojtarin më të ri të Shqipërisë, Arbnor Muja.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen më 19 dhe 20 shtator, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos