Pas fitores një javë me parë ndaj Kukësit, Vllaznia do të kërkojë të rrëmbejë 3 pikët e radhës, këtë herë përballë Erzenit.
Kuqeblutë edhe vijnë me shumë probleme fizike, pasi Krymi dhe Juric janë të dëmtuar, megjithatë do të hyjnë në fushë vetëm për të fituar.
Kështu është shprehur dhe trajneri i skuadrës Migen Memelli i cili tregoi se atmosfera brenda grupit është pozitive.
Nga ana tjetër, po këtë të premte, Skënderbeu luan përballë Dinamos. Korçarët pas fitores në transfertë me Egnatian rikthehen për të luajtur në shtëpi.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç pranon se ndeshja do të jetë e vështirë, por korçarët do të japin maksimumin.
Të shtunën, Tirana udhëton në Durrës ndërsa java mbyllet të dielën me dy sfidat e tjera Kukësi sfidon Egnatian ndërsa Partizani pret Laçin. (A2 Televizion)