​UEFA shpall trajnerin dhe lojtarin e vitit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 20:01 | Futboll
​UEFA shpall trajnerin dhe lojtarin e vitit

Pep Guardiola i Manchester Cityt është shpallur trajneri i vitit nga UEFA. Trajneri 52-vjeçar spanjoll fitoi konkurrencën me Simone Inzaghin e Interit dhe Luciano Spallettin e Napolit.

Skuadra e Guardiolës fitoi Premier Ligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Çmimi u shpall gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2023/24 në Monako.

REZULTATI I VOTIMIT:

1 Josep Guardiola (Manchester City)

2 Luciano Spalletti (Napoli)

3 Simone Inzaghi (Inter)

4 Roberto De Zerbi (Brighton)

5 Mikel Arteta (Arsenal)

UEFA ka zgjedhur gjithashtu edhe lojtarin më të mirë të vitit 2023. Kevin de Bruyne, Erling Haaland dhe Lionel Messi kanë qenë tre lojtarët në garë për ta fituar këtë çmim.

E në fund më shumë vota pati Erling Haaland i cili pati një vit të jashtëzakonshëm. Norvegjezi fitoi gjithçka me fanellën e Manchester City, Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe Kupën FA. Për sulmuesin norvegjez kjo është hera e parë që e fiton një çmim të tillë.

https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1697295988841459887

Ndërkohë futbollistja më e mira e vitit nga UEFA është shpallur spanjollja Aitana Bonmati që luan me Barcelonën. (A2 Televizion)

https://twitter.com/UWCL/status/1697295455716036898
https://a2news.com/2023/08/31/hidhet-shorti-i-grupeve-te-champions-league-milani-ne-grup-ferri-interi-me-fat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos