Euro e nis javën me “të kuqe”

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 14:42 | Ekonomi
Euro e nis javën me “të kuqe”

Euro e ka nisur javën duke vijuar të zhvlerësohet në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet për vetëm 102.36 lekë duke u zhvlerësuar me 0.99 pikë që nga fundjava e shkuar.

Në shitje euro po këmbehet me 102.78 lekë, ndërsa po blihet për 101.97 lekë. Agjentë nga tregu i këmbimit valutor tregojnë se si pasojë edhe e turizmit në vend po qarkullon sasi e madhe eurosh duke ndikuar edhe në zhvlerësimin e valutave të tjera.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi