Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Europiani i peshëngritjes për të rinj, tjetër sukses për Shqipërinë, Kofsha fiton 3 medalje ari

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 10:33 | Sporte të tjera
Europiani i peshëngritjes për të rinj, tjetër sukses

Shqipëria vijon me sukseset e peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Ertjan Kofsha ka surprizuar  me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes, pasi fitoi tri medalje ari.

Kofsha garoi në peshën  89 kg dhe regjistroi një rezultate të shkëlqyer. Fillimisht ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes dhe 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

Një sukses më se i merituar për talentin e ri që konsiderohet si e ardhmja e peshëngritjes kuqezi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi