Pasioni për hipizimin

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 20:08 | Sporte të tjera
Pasioni për hipizimin

Hipizimi është një sport që kërkon vullnet të jashtëzakonshëm, dëshirë, forcë dhe durim për të arritur në finish. Sot ka shumë të apasionuar që e shohin këtë sport si një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e tyre. Dikur hipizmi konsiderohej një sport prestigjioz dhe shumë pak njerëz kishin luksin ta praktikonin. Kjo për shkak se mund ta ushtronin vetëm të pasurit, ata të cilët ishin në gjendje të stërvitnin kuaj të shpejtë, të destinuar vetëm për këtë lloj gare.

Sot kjo gjë ka ndryshuar. Sot ka dhjetëra- qindra fëmijë që kanë zgjedhur pikërisht hipizmin si sportin e tyre të preferuar dhe me kalimin e kohës është kthyer në pasionin e tyre më të madh.

Kuajt janë një simbol i forcës fizike dhe lirisë së pakufishme. Ata shpesh konsiderohen dhe si kafshët më të bukura dhe më të këndshme në planet. Kjo jo vetëm prej pamjes së tyre fizike, por edhe për  dashurinë dhe energjinë që ata përcjellin kudo dhe kurdo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani