Argjentina ka publikuar një video të veçantë për Krishtlindje, ku tregohet një djalë i vogël që gjen Kupën e Botës si dhuratë poshtë pemës.
“Falemnderit Babagjys Lionel! Dhurata më e çmuar është në shtëpi. Urime të gjithë argjentinasve”, lexohet në përshkrimin e klipit të shkurtër.
Në Argjentinë, Babagjyshi njihet si Papa Noel, por emri i është ndryshuar në këtë rast për nder të Lionel Messit. (A2 Televizion)