Financat e bashkive, ku shkuan paratë e qytetarëve? Toska: Investimet në nivelin më të ulët

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 22:12 | Ekonomi
Financat e bashkive, ku shkuan paratë e qytetarëve? Toska: Investimet

Sipas të dhënave të raportit për qeverisjen vendore, shpenzimet për paga dhe sigurime kanë arritur në vitin 2022 në 25 miliardë lekë, me rritje 4.57% kundrejt një viti më parë.

Rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe shpenzimet e tjera operative, që për këtë periudhë shënuan 21.7 miliardë lekë, me rritje 25.1% kundrejt vitit 2021.

Përsa i përket investimeve, megjithëse kanë shënuar rritje, ato mbeten në nivele të ulëta kundrejt shpenzimeve të tjera. për vitin 2022, janë investuar vetëm 11.6 miliardë lekë ose 7% më shumë se në vitin 2021.

Por a ka keqpërdorim të fondeve nga bashkitë?

Sipas ekspertes për financat vendore, Merita Toska, rreth 75% e buxhetit të bashkive shkon për paga dhe shpenzime operative, teksa në dy vitet e fundit investimet kanë qenë në nivelin më të ulët të 10-vjeçarit të fundit.

“Praktikisht, në dy vitet e fundit, jemi në nivelin më të ulëta të investimeve të kryera nga bashkitë. Një situatë e tillë nuk është shënuar as përpara vitit 2015 ku kapaciteti i bashkive dhe niveli i taksave vendore ka qenë më i ulët. Jemi në minimumin e 10-vjeçarit të fundit. Kemi një alokim të buxhetit ku 75% shkon në paga dhe shpenzime operative. Ky raport është synuar të ndryshojë. Nëse ne do të kishim një përmirësim të shpenzimeve nuk do të ishim këtu duke folur”, u shpreh Toska.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri