Dorina Azo, gazetare ekonomie, e ftuar në “A2Business” nga Aurora Sulçe u shpreh se bashkitë kanë tendencën të shpenzojnë më shumë se sa akumulojnë të ardhura.
Sipas Azos, po t’i vesh re shpenzimet e tyre fokusohen te pagat, por edhe shpenzime të tjera operative, dhe nuk fokusohen në investimet që do të sillnin një vlerë të shtuar të komunitetit, të ekonomisë së atij vendi.
Fakti që qeveria jep transfertë çdo vit, edhe të pakushtëzuar edhe specifike, dhe një shumë që është gati gjysma e të ardhurave të totalit që kanë bashkitë, a bën që ato të jenë të relaksuara dhe që të mos kenë këtë presionin e rritjes së të ardhurave? A është qeveria e cila indirekt nuk po lejon decentralizimin?
Sigurisht që ky është një faktor që e nxit këtë relaksimin të pushteti vendor, por unë më shumë do të fokusohesha që kjo situatë kritike financiare nga bashkitë, në mendimin tim, duke parë dhe analizuar shifrat, vjen për shkak të një shthurjeje të disiplinës financiare që zbatohet nga bashkitë. Pra, bashkitë kanë tendencën të shpenzojnë më shumë se sa akumulojnë të ardhura. Dhe po t’i vesh re shpenzimet e tyre fokusohen te pagat, por edhe shpenzime të tjera operative, dhe nuk fokusohen në investimet që do të sillnin një vlerë të shtuar të komunitetit, të ekonomisë së atij vendi.
Edhe te investimet që bashkitë bëjnë, ato bëjnë kontrata për shërbime, për mallra ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet. Pra, kjo është në gjykimin tim që bashkitë pavarësisht se ndihmohen nga shteti me transfertë të pakushtëzuar, nuk arrijnë vetë të menaxhojnë shpenzimet dhe të ardhurat. (A2 Televizion)