
Vendosja e maskës nuk shihet më si një domosdoshmëri për një pjesë të madhe të qytetarëve.
Në ambientet me ekspozim të lartë vërehen persona të cilët refuzojnë të mbajnë barrierat mbrojtëse.
Lutjet për respektimin e masave nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, mjekët por edhe nga vetë figura të politikës kanë qenë të vazhdueshme. Por, shfaqjet publike të këtyre të fundit në organizimin e fushatës elektorale si dhe me dhjetëra votues të pranishëm, ka bërë që qytetarët të krijojnë dyshime mbi zbatimin e rregullave. Ata thonë se shembulli që po u jepet nuk është aspak pozitiv.
"Në vendin tonë numërohen mbi 30 mijë raste aktive nga koronavirusi. Shifrat janë alarmante nga ekspertët e shëndetit publik, megjithatë duket se kjo situatë nuk ndikon për zhvillimet e takimeve elektorale." (A2 Televizion)