Të paktën 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur rëndë teksa një makinë vërshoi mbi ta ndërsa prisnin në një stacion autobusi.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Brownsville, pranë kufirit me Meksikën, zonë kjo ku strehohen dhe qindra emigrantë të paligjshëm.
Drejtuesi i mjetit u arrestua në vendngjarje, por është ende e paqartë dinamika nëse kemi të bëjmë me një sulm apo një aksident fatkeq.
Policia vijon hetimet dhe po kryen ekzaminime për të zbuluar nëse drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike.
Mediat lokale citojnë burime nga dëshmitarët të cilët shprehen se kanë dëgjuar thirrje denigruese ndaj emigrantëve nga drejtuesi i mjetit përpara se të përplaste turmën. (A2 Televizion)