I dënuar për drogë dhe prostitucion, konfiskohen pasuritë e Roland Domit

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 12:00 | Kronikë
I dënuar për drogë dhe prostitucion, konfiskohen pasuritë e

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, miratoi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Roland (Taulant) Domi.

Ky shtetas rezulton i dënuar në Itali për trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni dhe për këtë arsye dyshohet se pasuritë e tij është krijuar nga aktiviteti kriminal.

Domit i janë konfiskuar dhjetëra prona të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të tij dhe të familjarëve që arrijnë një shifër të konsiderueshme.

Pasuritë e konfiskuara:

1.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

2.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m², Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

3.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

4.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

5.Pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

6.Pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

7.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

8.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

9.Pasuri e paluajtshme apartament, me sipërfaqe prej 34 m2, me kuotë pjesëmarrje 3.6%, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetases N. Domi;

10.Automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi;

11. Automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos