I vonon porosia, klienti qëllon me armë kuzhinierin

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 13:53 | Aktualitet

Një debat i lindur për shkak të vonesës së porosisë, por që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

Federiko Decorale po priste për të ngrenë në një restorant në Peskara por nuk ka duruar dot faktin që ushqimi po vononte. Kështu ka nisur një debat me punonjësit e lokalit që fillimisht kaloi në përdorimin e grushteve, ndaj kuzhinierit Jeffrey Guzman.

Pasi e ka goditur me grushte duke e lënë të shtrirë në tokë 23-vjeçarin, Decorale ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij. Kuzhinieri është transportuar në spital me plagë të ndryshme dhe është në reanimacion. Ndërsa Decorale u arrestua disa orë pas ngjarjes, edhe pse po përpiqej të largohej nga qyteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos