Inceneratori i Tiranës, Zhupa: Rama e Veliaj autorë të korrupsionit, SPAK t’i hetojë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 14:35 | Politikë
Inceneratori i Tiranës, Zhupa: Rama e Veliaj autorë të

24 orë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për vendosjen nën sekuestro të Inceneratorit të Tiranës, Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi nga SPAK që hetimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës ta shtrijë te kreu i qeverisë Edi Rama, duke e akuzuar si autor të vërtetë të kësaj vepre penale.

“Shpërdorimi i detyrës” ju takon Edi Rames, Erion Velisë dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale që ngritën si sipërmarrjet e tyre djegësat, dhe realizuan vjedhjen e shekullit. SPAK nuk mund t’ju servirësi pronarë të vërtetë Zoton dhe Mërtirin.”

Sipas deputetes, ky hetimi duhet të bëhet i tëri në një, duke u shprehur se ndarja e çështjes do të mbronte autorët nga kjo vepër penale.

SPAK duhet t’i lidhë zyrtarët, siç janë të lidhur me njëri-tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama. Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve.”

Prokuroria e Posaçme ka ngritur katër akuza penale për inceneratorin e Tiranës mes të cilave shpërdorimi i detyrës dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos