Ish-sulmuesit të Milanit i vendosin armën në kokë për t’i grabitur orën Rolex

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 13:06 | Futboll
Ish-sulmuesit të Milanit i vendosin armën në kokë për

Ish-sulmuesi i Milanit e Romës, Alessio Cerci, është kërcënuar me armë nga banditët që tentuan ta grabisnin në zonën Trastevere të Romës.

Mediat italiane raportojnë se dy grabitës iu afruan Cercit për t’i grabitur orën Rolex, por ish-futbollisti i ka vënë re menjëherë se arma që i kanë drejtuar ishte false dhe me një hap të dyfishtë ia ka mbathur nga sytë, këmbët.

Tentativa për grabitje nga dy burrat me skuter ka ndodhur rreth mesnatës, teksa ish-futbollisti ishte në makinën e tij në rrugën Giovanni Volpato.

Cerci është futbollisti i radhës profesionist që është vënë në shënjestër të grabitësve të orave "Rolex". Në të kaluarën, këtë eksperiencë të keqe e kanë kaluar edhe Bryan Cristante, Daniel Ciofani dhe Toma Basic.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli