Kate Middleton shkëlqen në kurorëzimin e Mbretit

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 13:58 | Showbiz

Princesha e Uellsit ka shkëlqyer në ceremoninë e Kurorëzimin e Mbretit së bashku me Princin William. Mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje të veçantë pamjes së Kate Middleton.  

E veshur me një fustan verbues në ngjyrë të fildishtë nga Alexander McQueen teksa mori pjesë sot në Kurorëzimin e Mbretit së bashku me Princin William.

Ajo mbërriti në Londër këtë mëngjes, me një fustan verbues në ngjyrë të fildishtë nga Alexander McQueen. Fustani i saj mahnitës prej mëndafshi përmbante qëndisje argjendi dhe fije me motive që përfaqësonin secilin nga katër kombet.

Katër lulet e kombeve vendase të qëndisura në fustanin e saj janë trëndafili anglez, gjembi skocez, lulen e narcizit uellsian dhe tërfilin irlandez.

Për të nderuar vjehrrën e saj të ndjerë me këtë rast, princesha kishte vënë një palë vathë me perla dhe diamant të Dianës.

Ndërsa për mbretëreshën e ndjerë kishte vënë gjerdanin George VI Festoon, i cili ishte një dhuratë nga Mbreti George VI për vajzën e tij, atëherë princeshë Elizabeth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos