Këshilli i Stabilizim-Asociimit në Tiranë, Komisioneri Varhelyi për A2CNN: Ka nxitur agjendën evropiane si kurrë më parë

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 21:10 | Politikë
Këshilli i Stabilizim-Asociimit në Tiranë, Komisioneri Varhelyi

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në një intervistë për Merita Haklaj në A2CNN ka folur në lidhje me Këshillin e 12-të të Stabilizim – Asociimit që do të mbahet në Tiranë, vetëm pak kohë pas Samitit të liderëve të BE që u zhvillua në 6 dhjetor në kryeqytetin shqiptar.

I pyetur se cilat janë mesazhet që BE po kërkon të përcjellë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, Varhelyi tha se, Tirana është vendi i duhur, pasi Tirana e ka nxitur agjendën evropiane si kurrë më parë.

Sipas Varhelyi, EB është këtu për të parë progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj evropiane dhe lajmet, sipas tij, janë të mira, pasi vendi ynë ka bërë progres.

Këshilli i 12 i Stabilizim-Asociimit në Tiranë vjen pas Samitit të liderëve të BE që u mbajt në 6 dhjetor po në Tiranë. Cilat janë mesazhet që BE po kërkon të përcjellë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor?

 Mendoj se nëse do të doja ta thosha fare thjesht, mesazhi është që Tirana është vendi i duhur, pasi Tirana e ka nxitur agjendën evropiane si kurrë më parë. Në Ballkan kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë. Pra, mesazhi me të cilin erdhëm është që pas samitit të Tiranës, jemi tani këtu për të parë progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj evropiane dhe lajmet janë të mira, ka progres. Vitin e kaluar patëm Konferencën e parë Ndërqeveritare, këtë vit shpresoj që të bëjmë hapin tjetër me negociatat e anëtarësimit. Pra, bëmë një vlerësim, pamë çfarë kemi përpara dhe pata një sërë takimesh mjaft dinamike këtu. Ishin vërtet takime të mira, sepse kemi parë shumë arritje, të cilat i mbuluam vitin e kaluar, dhe këtë vit pritet edhe më shumë.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi
https://a2news.com/2023/03/16/kur-do-te-jete-shqiperia-anetare-e-be-varhelyi-pergjigjet-per-a2-cnn/
https://a2news.com/2023/03/16/keshilli-i-stabilizim-asocimit-borrel-dhe-varhelyi-zbarkojne-ne-tirane-takohen-me-ramen/
https://a2news.com/2023/03/16/propozimi-europian-rama-gjeja-me-e-mire-mund-ti-ndodhe-kosoves-dhe-serbise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024