Frank Kessie zgjodhi milionat e Arabisë Saudite. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është zyrtarisht lojtar i Al Ahli. Prej shitjes së tij, Barcelona përfitoi 12,5 milionë euro.
Edhe pse nuk është shumë e lartë, shifra shërben si oksigjen për bilancin financiar të klubit spanjoll, që tashmë mund të regjistrojë futbollistë të rinj për sezonin 2023-2024.
Në fakt, deri në këto momente, Barcelona ka vetëm 12 lojtarë të federuar.
Katalanasit e falënderuan Kesi për kontributin e dhënë gjatë sezonit të kaluar në “Kamp Nou”, megjithatë më tepër duket se i janë gëzuar parave të përfituara nga shitja e tij. (A2 Televizion)