KFOR reagon për reduktimin e policisë në veri: Hap i rëndësishëm drejt depërshkallëzimit!

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 19:27 | Kosova
KFOR reagon për reduktimin e policisë në veri: Hap i

KFOR-i ka reaguar pas vendimit të institucioneve në Kosovë për të reduktuar praninë e Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Misioni paqeruajtës, KFOR njofton se vendimi i marrë në një takim të mbajtur nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut.

“Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim në situatën e sigurisë në zonë, por është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësimi. Një vlerësim i përbashkët, në fakt, është një procedurë e ndryshme që kërkon veprime specifike, disponueshmëri të të dhënave dhe vlerësime sistematike në të cilat roli i KFOR-it, siç është rënë dakord ndërmjet NATO-s dhe BE-së, duhet të konsiderohet vetëm si i duhur dhe t’i nënshtrohet miratimit të Komandant i KFOR-it”.

isioni paqeruajtës, KFOR

Më tej thuhet se misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbetet në kontakt dhe në koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/03/veriu-po-qetesohet-kosova-zvogelon-serish-prezencen-policore-ne-komuna/
https://a2news.com/2023/08/04/tensionet-ne-veri-kurti-reduktojme-policine-vetem-rreth-objekteve-komunale/
https://a2news.com/2023/08/03/reduktimi-i-policise-ne-veri-lajcak-hap-i-rendesishem-drejt-deeskalimit-te-plote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos