Koncerti i Travis Scott shkakton tërmet në Romë, 60 fansa të lënduar

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 08:26 | Showbiz
Koncerti i Travis Scott shkakton tërmet në Romë, 60 fansa të

Të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar, mbrëmjen e së enjtes, gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti në Romë.

Këngëtari prezantoi albumin e ri "Utopia" në Itali të hënën dhe dje mbajti shfaqjen e vetme në Romë, para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër.

Fillimisht, ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua përfundimisht.

Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël 1.3 ballë Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti.

Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West.

https://a2news.com/2023/07/29/taylor-swift-shkakton-termet-me-magnitude-2-3-ne-koncert/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni