Koronavirusi, 4 viktima dhe 444 raste të reja

Nga A2 CNN
24 Tetor 2021, 17:33 | Aktualitet
Koronavirusi, 4 viktima dhe 444 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se 4 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 444 nga 2680 testime të kryera.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 444 qytetarë, në këto bashki: 213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë. 

Janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        444

Të shëruar në 24 orë      315

Të shtruar në spitale       164

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                2680

Testime totale              1,283,321

Raste pozitive                181,696

Raste të shëruara            171,790

Raste Aktive                     7032

Humbje jete                      2,874

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3495

Fier                 882

Durrës            733

Shkodër         471

Elbasan          303

Gjirokastër      210

Korçë              200

Berat              184

Lezhë             179

Vlorë               163

Kukës             136

Dibër               76 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos