
Kosova ka marrë një tjetër medalje të artë në sportin e xhudos këtë herë në masterin e Hungarisë.
Ishte radha e xhudistes, Laura Fazliu për të ngritur lart flamurin e Kosovës, në Budapest, për peshën deri në 63 kilogramë.
Në gjysmëfinale, xhudistja nga Kosova eliminoi japonezen Megumi Horikaëa, e cila ishte kampionia e vitit të kaluar.
Në finale Fazliu u përballë me japonezen tjetër, Miku Takaichi, të cilët arriti ta fitonte me Ippon, pas një gare shumë të vështirë.
Një ditë më parë, Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e argjendtë. (A2 Televizion)