Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Probleme për Bernie Ecclestone, akuzohet se fshehu 484 milionë dollarë në Singapor

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 17:01 | Sporte të tjera
Probleme për Bernie Ecclestone, akuzohet se fshehu 484 milionë

Singapori po bashkëpunon me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, në hetimin ndaj ish-bosit të Formula Një, Bernie Ecclestone.

92-vjeçari akuzohet për mashtrim me taksat, duke mos deklaruar 484 milionë dollarë, të cilat i ka fshehur në një fond besimi, në një llogari bankare në shtetin aziatik.

Pas akuzës për mos-deklarimin e të ardhurave nga viti 2013 deri më 2016-ën, Ekleston po përballet me gjykatën angleze.

Edhe pse procesi do të nisë më 16 nëntor 2023, në seancat paraprake në Gjykatën e Londrës, njeriu më i pushtetshëm i sporteve motorikë u shpreh “i pafajshëm” rreth akuzave nga agjencia e taksave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli