Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Nora Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 20:52 | Sporte të tjera
Nora Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos

Xhudistja Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e argjendtë nga Wolrd Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi u mposht në finale të kësaj gare nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.

Ndërkaq, në rrugëtimin deri te medalja e argjendtë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti belgen, Amber Ryheul.

Distria e vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus.

Në gjysmëfinale, Krasniqi kishte përballë hungarezen, Reka Pupp, ku edhe ndaj saj shënoi fitore, e cila ia siguroi finalen e kësaj gare.

Por, në finale Distria ishte e pafat, pasi që u mposht nga francezja, Amandine Buchard.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli