KQZ publikon pjesëmarrjen në votimet deri në orën 17:00

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 17:50 | Politikë
KQZ publikon pjesëmarrjen në votimet deri në orën 17:00

Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00 në shkallë vendi ka shkuar në masën 34,54%. Këto janë të dhënat më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ deri në këto momente raportojnë në kohë reale 2668 Qendra Votimi nga 5213 që janë total.

Pjesëmarrja më e madhe në votim ka qenë në bashkitë, Fushë Arrëz, Pustec, Kukës, Devoll, Has, teksa Vlora hyn te bashkitë ku pjesëmarrja ka qenë më e ulët.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi