
Në një kohë që opozita protestonte jashtë zyrë së tij, Kryeministri Edi Rama i bënte jehonë një tjetër tubimi, atij të shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
Në llogarinë e tij në Tëitter, kreu i qeverisë shqiptare rishpërndau disa njoftime mbi protestën e zhvilluar nga bashkëatdhetarët shqiptarë në Londër kundër deklaratave të Ministres së Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar se emigrantët shqiptar po pushtojnë Britaninë. (A2 Televizion)