Largimi i punonjësve nga industria, as rritja e pagave nuk tërheq, bizneset me sy nga të huajt

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 16:55 | Ekonomi

Numri i të punësuarve u rrit gjatë tremujorit të kaluar, duke prekur rekordin e tre dekadave të fundit, por të dhënat e INSTAT tregojnë se industria jo vetëm nuk arriti të krijojë vende të reja pune, por madje vuajti nga hemorragjia.

Në harkun e tre muajve, 2,3% e punonjësve të industrisë nxjerrëse apo përpunuese, kanë kaluar drejt turizmit apo sektorëve të tjerë.

Tashmë largimi i fuqisë punëtore duket se është kthyer në një problem më shqetësues tek prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve.

Sipas kryetarit të shoqatës së fasonëve, Edvin Prençe, fabrikat vuajnë mungesën e teknikëve të makinerive, makinistëve, mekanikëve e deri edhe të punonjësve pa eksperiencë pune. Në kushtet ku industria fason nuk duket tërheqëse për profesionistët, të rinjtë apo edhe për grupet më vulnerabël të shoqërisë, biznesmenët po e kërkojnë zgjidhjen në vende si Bangladeshi.

Vështirësia për të gjetur punonjës ka detyruar bizneset të rrisin edhe pagat, por sërish industria nuk zgjon interes te punëmarrësit e mundshëm. Papunësia në vend vijon të mbetet në vlera dy shifrore, në 10,6%, por kërkesat e tregut të punës nuk përputhen me formimin e individëve që kërkojnë punë dhe ndoshta as me dëshirat e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/13/dilemat-e-tregut-te-punes-po-vijne-me-shume-te-huaj-por-eksperimenti-i-qeverise-mund-te-deshtoje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos