Një paralajmërim tmerrues ka bërë presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me situatën ku ndodhet bota sot për shkak të luftës në Ukrainë, një ditë përpara takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë një interviste për mediat vendase, Vuçiç u shpreh se bota është shumë pranë Luftës së Tretë dhe shtoi se detyra e tij është që të mbrojë Serbinë.
Vuçiç tha se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike, por qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konfliktet dhe luftërat e të tjerëve.
“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtoj jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”,u shpreh Vuçiç. (A2 Televizion)