Refugjatët ukrainas mbërrijnë me trenin polak të pasagjerëve në stacionin e trenit Warszawa Wschodnia (Lindja e Varshavës) në Varshavë, Poloni, 03 mars 2022, EPA/PAWEL SUPERNAK Një ushtar ukrainas me shenjën e fitores në vijën e frontit, në verilindje të Kievit, më 3 mars 2022.Foto nga Aris Messinis Pamje e përgjithshme e dëmeve pas bombardimeve të ndërtesave në qendër të Kharkiv, Ukrainë, 3 mars 2022.EPA/SERGEY KOZLOV Pasaportat kontrollohen pasi një vullnetar transporton një fëmijë në një tren, i cili përgatitet të niset nga një stacion në Lviv, në Ukrainën perëndimore, në rrugë për në Poloni, më 3 mars 2022.(Foto nga Daniel LEAL / AFP) Një vajzë e vogël ukrainase mban kukullën e saj, ndërsa pret në fshatin Tiszabecs, Hungari, afër kufirit hungarez-ukrainas, më 3 mars 2022.(Foto nga Attila KISBENEDEK / AFP) Ushtarët ukrainas shkarkojnë armët nga bagazhi i një makine të vjetër, në verilindje të Kievit, më 3 mars 2022.(Foto nga Aris Messinis / AFP) Një burrë ukrainas qëndron në rrënojat në Zhytomyr, më 2 mars 2022, pas një bombardimi rus, një ditë më parë. (Foto nga Emmanuel DUPARCQ / AFP) Një fëmijë shikon nga dritarja e vagonit, ndërsa treni është gati të niset nga një stacion në Lviv, për në qytetin Uzhhorod pranë kufirit me Sllovakinë, më 3 mars 2022.(Foto nga Daniel LEAL / AFP) Ndërtesat e djegura të cilat u goditën nga bombardimet shihen në qytetin e vogël Borodyanka pranë Kievit (Kiev), Ukrainë, 02 mars 2022. EPA/ALISA YAKUBOVYCH Një grua shihet përmes një dritareje treni, ndërsa refugjatët që vijnë nga Ukraina mbërrijnë në Stacionin Hekurudhor të Veriut në Bukuresht, në fillim të 4 marsit 2022.(Foto nga MIHAI BARBU / AFP) Refugjatët që vijnë nga Ukraina mbërrijnë në Stacionin Hekurudhor të Veriut në Bukuresht, në fillim të 4 marsit 2022. (Foto nga MIHAI BARBU / AFP)
Ndërsa bombardimet ruse përparojnë në qytetet kryesore të vendit, duke sjellë shkatërrim dhe viktima, fotografë të mediave ndërkombëtare dhe gazetarë shqiptarë ndodhen në terren për të përcjellë informacione nga lufta në Ukrainë. Në objektivin e tyre përcillet historia e luftës dhe kriza humanitare që nga 24 shkurti, kur trupat ruse sulmuan vendin. Fëmijë, gra, ushtarakë shihen në fotot e transmetuara të fotografëve të Associated Press apo mediave të tjera, ndërsa vala e refugjatëve për t'i shpëtuar pushtimit të Rusisë vazhdon në kufi. (A2 Televizion)