Mbetjet urbane, sfida e Himarës për sezonin veror, biznesi i pakënaqur

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 13:03 | Aktualitet
Mbetjet urbane, sfida e Himarës për sezonin veror, biznesi i

Himara është një nga destinacionet turistike në rivierën shqiptare si nga pushuesit vendas ashtu edhe ata të huaj. Dhe si e tillë një ndër sfidat e pushtetit lokal është pastrimi i qytetit dhe trajtimi i mbetjeve urbane.

Ky vendgrumbullim pranë fshatit Pilur tregon se për trajtim nuk bëhet fjalë. Qytetarët shprehen se edhe pse ka ndryshuar drejtimi i bashkisë nuk shohin ndonjë ndryshim në mënyrën e mbledhjes së mbeturinave

Edhe pse në dukje qyteti përpiqet të mbahet i pastër një nga administratorët e hoteleve në bashkinë e Himarës tregon se gjatë sezonit situata e mbledhjes së mbetjeve urbane dhe mungesa e koshave është problematike.

Bashkia Himarë ka një popullsi mbi 27 mijë banorë, shifër kjo që disa fishohet gjatë sezonit veror. Ndërsa në zonë operojnë përgjatë vitit dhe sezonit turistik mbi 250 biznese kryesisht hotele bare dhe restorante. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos