Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Me maska e të armatosur, shqiptarët vodhën 800 mijë euro bizhuteri

Nga A2 CNN
22 Tetor 2018, 02:08 | Kronikë

Edhe një herë tjetër, shqiptarët bëhen pjesë e kronikës së zezë në Greqinë fqinje. Mediat greke kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga së fundmi anëtarët e nja bande që kryente vjedhje nëpër argjendari në Athinë.

Vetëm në dy prej argjendarive, që dyshohen të vjedhura nga ky grup, mendohet se kanë arritur të marrin një mall me vlerë 800 mijë euro.

Policia ka sekuestruar 1 armë kallashnikov, 6 mijë euro, 4 pistoleta, armë gjahu, maskë silikoni me të cilën kryenin grabitjet, si edhe bizhuteri të vjedhura nga grupi.

Mediet greke shkruajnë se si pjesë e grupit janë arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë dhe 3 grekë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e grupit. Një nga shqiptarët, ka qenë më parë i dënuar në Greqi me 71 vite burg për disa vepra penale, por ishte arratisur më 24 gusht nga burgu i Tyrinthas.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani