Dropulli i sipërm, pjesë e bashkisë së Dropullit, përbëhet nga 17 fshatra me të paktën 2500 banorë. Por me sa duket këto të dhëna shikohen vetëm si statistikë, pasi në këtë zonë mungojnë edhe shërbimet më elementare për një komunitet.
Vetë banorët tregojë vështirësitë e jetës, ku në vend të autobusit, përdorin gomarin. “Populli vuan”, tregon një banor. “Kam gomarin këtu, ai na çon e na sjell”, thotë një grua. “Kemi ambulancë, por nuk kemi infermiere”. “Më shumë merremi me grekun, kur kemi probleme”, thotë një burrë tjetër.
Edhe pse problematikat janë të hershme dhe shpesh herë janë premtuar zgjidhje nga Bashkia e Dropullit, situata mbetet e njëjtë dhe banorët të pashpresë. (A2 Televizion)