Me sytë nga fëmijët, 50 milionë euro për 4 vitet e ardhshme për “Drejtësi për fëmijët”

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 16:11 | Sociale
Me sytë nga fëmijët, 50 milionë euro për 4 vitet e

Me ata që përherë e më shumë po zgjedhin që të përballen me jetën jashtë Shqipërisë, sytë e të gjithëve janë te më të vegjlit.

Ndaj, me qëllim rritjen e një brezi të denjë për të ardhmen e vendit, në Strategjinë e Drejtësisë për të Mitur qeveria parashikon të shpenzojë gati 50 milionë euro për katër vitet e ardhme për të larguar të miturit nga krimi dhe për të garantuar sa më shumë drejtësi dhe lehtësi kur ata thyejnë ligjin.

Për përfaqësues të organizatave që kanë në fokus fëmijët, strategjia është e mirëpritur, por e paplotë.

Sipas dokumentit të hedhur për Konsultim Publik, me paratë e parashikuara synohet të garantohet parandalimi i veprave penale ndaj fëmijëve dhe të kryera prej tyre, hartimi i një kuadri ligjor mundëson drejtësi miqësore për çdo fëmijë apo drejtësi që mundëson parandalimin e ripërfshirjes së fëmijës në kriminalitet.

Me gjithë përpjekjet, krimi minor në vend vitet e fundit ka pësuar rritje ndërsa institucionet e drejtësisë përherë e më shumë po aplikojnë dënimet alternative ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos