Mediu: 3 hapat që duhet të ndjekë opozita pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 20:34 | Politikë
Mediu: 3 hapat që duhet të ndjekë opozita pas humbjes në

Që prej momentit kur u certifikua rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha thotë se nuk e njeh rezultatin, pasi janë të vjedhura, mirëpo kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thekson se në këto kushte duhet mbajtur një qëndrim konkret, jo vetëm akuza. I ftuar në A2 CNN, Mediu tha se për aq kohë sa Berisha thotë se nuk njeh rezultatin, atëherë do duhet të dalë në një përfundim nëse do pranojë të hyjë në Këshillat Bashkiak ose jo.

“Kur ti thua nuk do njoh rezultatin do duhet të mbash qëndrim nëse do të hysh në Këshillin Bashkiak ose jo. Nëse ke kontestime duhet të mbash qëndrim formal”, u shpreh Mediu.

Në këtë pikë, Berisha dhe Meta duket se kanë moskoordinim. Berisha thotë se nuk njeh zgjedhjet, nga ana tjetër Meta shprehet se këshilltarët e tij do futen në Këshilla dhe do të bëjnë transparencën e munguar. E ky moskoordinim pas zgjedhjeve, për Mediun, nuk është aspak surprizues.

Pyetje: Meta flet për këshilltar Bashkiak që do futen dhe do bëjnë transparencë, se duket se ka një mungesë koordinimi?
Fatmir Mediu: Po mirë kanë qenë mjaft të koordinuar deri tani, do ketë dhe moskoordinim më pas, e prisja, jemi njerëz, dhe është normale që të kenë qëndrime të ndryshme, apo interesa të ndryshme.

Përveç analizës së zgjedhjeve të 14 majit, që Mediu e quan një detyrim të opozitës, ai vë theksin se tashmë ato janë përpara një detyre mjaft të vështirë që do duhet të nis me Reformën Zgjedhore. Mediu jep 3 hapa që do duhet të ndjekë më tej opozita, në të kundërtën ai flet se ky skenar do të përsëritet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Opozita duhet të ketë njerëz që kalojnë hundën e tyre, deri tani nuk ka asnjë zhvillim për reformën zgjedhore, ka iniciativa individuale, që nuk diskutohen brenda opozitës dhe unë këtë shpresoj që në krye të grupit parlamentar të opozitës të atyre që janë zgjedhur në atë kohë në logon e PD për sa kohë i kemi zgjedhur, do ulen të diskutojmë se cilat janë hapat ligjore, nga pikëpamja e administrimit të procesit zgjedhor dhe mënyrën e funksionit opozitar, nëse nuk e bëjmë këtë nuk kemi bërë asgjë ”, përfundoi Mediu në studion e A2 CNN.

https://a2news.com/2023/05/23/mediu-brenda-opozites-ka-njerez-qe-dashurine-e-kane-me-grame-dhe-perbuzjen-e-kane-me-oke/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri