Mesazhi i SHBA kundër korrupsionit: Forcimi i institucioneve dhe sanksionet ndaj zyrtarëve

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 10:44 | Politikë
Mesazhi i SHBA kundër korrupsionit: Forcimi i institucioneve dhe sanksionet

SHBA-ja lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar, si dhe duke mbështetur gazetarët. Është ky mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar”.

Në postimin në rrjetet sociale ambasada thekson se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos