
Milani i është bashkuar ekipeve pretendente këtë sezon për të fituar Serie A, duke marrë pikët e plota në ndeshjen e parë, po ashtu si Napoli, Interi e Juventusi.
Kuqezinjtë fituan në transfertë me rezultatin e pastër 0-2 në Bologna, teksa ndeshjen e vendosën që në pjesën e parë. Giroud realizoi golin e parë me asist të Reijnders, ndërsa blerja e re, amerikani Pulisic e vulosi rezultatin në 0-2 me një gol spektakolar.
Ndërkohë, pjesa e mbetur e ndeshjes u menaxhua si duhet nga ekipi i Pilotit duke mos pësuar gol. Pas javës së parë, në krye renditet Fiorentina, më pas Juventusi, Interi, Napoli e Milani me pikë të plota. (A2 Televizion)