Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Ndaj Italisë në finale, Anglia nis "studimin" e... grave të futbollistëve italianë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 13:56 | Showbiz

Italia siguroi një vend në finalen e madhe të “Euro 2020”, pasi mundi Spanjën me 11-metërsha të martën.

Të dielën, "axurrët" do të përballen me Anglinë për titullin kampion dhe media angleze e ka parë të arsyeshme që mos të bëjë analizën e lojës së italianëve, por të “studiojë” partneret e tyre.

“Daily Mail” shkruan: “Skuadrës së Italisë i është bashkuar në aventurën evropiane edhe ekipi i partnereve bukuroshe, por që të dielën në Wembley nuk do të jenë të pranishme për shkak të kufizimeve të udhëtimit. Partneret përfshijnë një influencer fitnesi, një nënë e 3 fëmijëve dhe një modele Instagrami me mbi 1 milion ndjekës”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi