“Vendimi për të dëbuar ambasadën e Iranit normalisht në marrëdhëniet diplomatike klasike është hapi i parafundit para luftës, por në kohën moderne kjo ka ndryshuar, luftohet për informacion, Gjykoj se vendimi ishte i drejtë sepse kemi të bëjmë me një agresion shtetëror ”.
Është ky mendimi i deputetit të Partisë Socialiste Denis Deliu, i ftuar në A2 CNN, mbi tensionet diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit pas akuzave të sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë.
I pyetur nëse Shqipëria mund të rrezikojë diçka nga kundërpërgjigja iraniane, Deliu nënvizoi se “Shqipëria është e mbrojtur si anëtare e NATO-s, por duhet të përgatitemi edhe për sulme të tjera. Është faktuar që qeveria iraniane ka sulmuar shtetin sovran të Shqipërisë, Duhet të qëndrojmë vigjilentë, sepse Irani nuk do të mbetet duarkryq, aq më shumë se në vend ndodhet opozita iraniane, jemi në objektivin e tij”. (A2 Televizion)