“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar aktin normativ për ndryshimet e buxhetit të vitit 2023. Ky akt normativ, nisur dhe nga performanca e mirë e të ardhurave, parashikon rritje të të ardhurave me 7,5 miliardë lekë”. Kështu u shpreh Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë. (A2 Televizion)