Një Angli janë të sigurt. Aventura e Antonio Contest e Tottenham ka përfunduar. Sipas asaj që shkruan “The Telegraph” zyrtarizimi i ndarjes së palëve do të vijë brenda kësaj jave.
Deklaratat e ashpra të së shtunës pas barazimit kundër Sauthampton u përshkallëzua me vendimin përfundimtar të pronarit të klubit Daniel Levy. Pas zhgënjimit në kampionat, Conte foli ashpër ndaj mentalitetit të lojtarëve në këtë klub të cilët kanë ego të pamjaftueshme për të arritur te trofetë.
Diçka e tillë ka sjellë një krisje të pashërueshme midis tij dhe klubit londinez. Kontrata e trajnerit italian e parashikuar deri në fund të qershorit duket e destinuar të përfundojë shumë më shpejt. (A2 Televizion)