Nënshkruhet në Bruksel Plani BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit, Çuçi: Dëshmi e besimit dhe e punës së bërë nga vendi ynë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 16:25 | Politikë
Nënshkruhet në Bruksel Plani BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit,

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare, ku nënshkroi me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson, Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit.

“Ky dokument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Evropian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Evropian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe për ruajtjen e vlerave e parimeve themelore të BE-së”.

Bledi Çuçi

Marrëveshja krijon një kuadër ligjor më solid e të përafruar me BE-në, por na mundëson gjithashtu të përmirësojmë kapacitetet tona për të përballuar kompleksitetin e çështjeve të sigurisë që lidhen me terrorizmin.

Ajo është në përputhje të plotë me dokumentet tona strategjike në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/amnisti-fiskale-apo-penale-muci-shqiperia-do-te-kthehet-ne-lavatrice-te-pastrimit-te-parave-te-krimit-dhe-financimit-te-terrorizmit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos