“Nuk ka nevojë për 130 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, duhen 3-4 me impakt real për tregtinë”

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 22:57 | Ekonomi
“Nuk ka nevojë për 130 marrëveshje

Shqipëria dhe Kosova janë shumë pranë njëra-tjetrës në festa kombëtare dhe në zhvillime të ngjashme, siç ishin edhe kremtimet e fundit për 28 Nëntorin, apo më herët edhe mbledhjet e përbashkëtave mes dy qeverive. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është plani ekonomik, që pavarësisht nënshkrimit të një numri të madh marrëveshjesh, mbetet i ngadaltë dhe me plot pengesa e burokraci. Një situatë që konkretizohet në shkëmbime tregtare modeste dhe në investime pothuajse joekzistuese.

Kjo, pavarësisht dy elementëve të mëdhenj që na favorizojnë: afërsia agjeografike dhe gjuha e përbashkët.

Akil Kraja, i ftuar në studion e “A2 Business” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, u shpreh se nuk ka nevojë për 130 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, por mjaftojnë 3-4 “që kanë impakt real për tregtinë mes dy vendeve”.

“Do të ëndërroja që një ditë një NIPT shqiptar të ishte i vlefshëm edhe në Kosovë e anasjellas. Mos të kemi 130 marrëveshje që nuk e rrisin në mënyrë të qenësishme tregtinë, por 3-4 marrëveshje që kanë impakt real për tregtinë mes dy vendeve”, deklaroi përfaqësuesi i opozitës.

“Shpresoj për një hapësirë-komb ekonomike, për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë, brenda procesit të Berlinit. Kombi shqiptar është një dhe nuk kemi pse mos të kemi treg të përbashkët. Mjafton të heqim traun në Kukës dhe të eliminojmë burokracitë”, shtoi Kraja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos