Ofertë e çmendur për “bishtin” e Messit

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2022, 11:17 | Futboll

Në ceremoninë e dorëzimit të Kupës së Botës, Leo Messit iu vesh një pelerinë tradicionale arabe nga emiri i Katarit.

E quajtur “bisht”, kjo pelerinë përdoret nga burrat vetëm në raste shumë të veçanta dhe kapiteni i Argjentinës, i veshur me të, ngriti në qiell Kupën e Botës.

Tani, Ahmed Al Barwani, një avokat nga Omani, i ka ofruar Messit 1 milion $ për “bishtin”.

“Miku im, Messi. Të përgëzoj për fitoren. Po të ofroj 1 milion dollarë që të më japësh atë “bisht”, shkruan në Twitter avokati.

Në një intervistë për “The National”, burri nga Omani tha se e do “bishtin” që ta mbajë në shtëpinë e tij si relikt.

Për momentin, Leo Messi nuk i ka kthyer përgjigje… (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/19/cfare-eshte-pelerina-qe-i-veshen-messit-para-se-te-ngrinte-kupen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos