Pandemia, Rakacolli: Ende larg masave shtesë; Afganët do të marrin trajtim shëndetësor

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 16:17 | Sociale
Pandemia, Rakacolli: Ende larg masave shtesë; Afganët do të

Rritja e ndjeshme e rasteve ditore të infektimeve me koronavirus ka shtuar frikën për një valë të katërt të pandemisë me ardhjen e vjeshtës dhe rikthim të masave shtesë kufizuese.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, duke e vlerësuar si delikate situatën e krijuar nga varianti Delta, thotë se shifrat vijojnë të mbeten poshtë niveleve që diktojnë nevojën e marrjes së masave shtrënguese.

Lidhur me ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 gjatë muajit të hapur, Rakacolli ka këtë vlerësim: “Vumë re që ka një lloj hezitimi, në një kohë që ishim përgatitur që të kishim numër të madh vaksinimesh në ditë”.

Për zv/ministren, qytetarët nga Afganistani që pritet të vijnë së shpejti në vend, në aspektin epidemiologjik do të trajtohen njësoj si shqiptarët, duke mos lënë mënjanë as vaksinimin kundër Covid-19.

Teksa njofton se Komiteti i Ekspertëve po shqyrton mundësinë për të vaksinuar fëmijët nën 18 vjeç, Rakacolli thotë se në rast sugjerimi nga grupi i specialistëve, vendimi do të miratohet nga Ministriae Shëndetësisë.

Pas një periudhe në rënie, kurba e rasteve të infektimeve në vend ka nisur t’i rikthehet ngjitjes muajin e fundit, ku të rinjtë përbëjnë edhe pjesën më të konsiderueshme të rasteve të reja.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi