
Deri në orët e paradites i gjithë vendi paraqitet me rrebeshe shiu dhe dëborë në zonat malore.
Duke iu afruar mesditës reshjet pakësohen në territor përjashtuar zonat juglindore ku rrebeshet vijojnë deri pasdite kur përmirësimi i motit bëhet i dukshëm në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit ulen me rreth 2°C në të dy vlerat e ditës të cilat luhaten nga -3°C në mbi 12°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në orët e para të ditës por dita në vijim do të ketë erë me shpejtësi mesatare; drejtimi i erës mbetet jugor dhe jugperëndimor. (A2 Televizion)