
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë motin në të gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore në gjysmën veriore gjatë paradites.
Pas mesditës dhe në vijim, reshjet gradualisht shfaqen në pjesën më të madhe të vendit, por kryesisht shi.
Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ditore të cilat luhaten nga -2°C në 18°C. Era do të fryjë mesatare në tokë, por e fortë në bregdet dhe det, nga drejtimi permanent jugor gjatë gjithë ditës duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë. (A2 Televizion)