Paris Hilton nuk po jeton ditët e saj më të mira, sepse për fat të keq, pas 23 vitesh ajo është ndarë nga qeni i saj Chihuahua. Harajuku B**ch quhej qeni i trashëgimtares amerikane, i cili tashmë nuk jeton më dhe kjo e ka mërzitur shumë Hilton. Bukuroshja nuk ka nguruar që t’i bëjë edhe një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale.
“Më thyhet zemra t’i them lamtumirë chihuahua-s time të çmuar: për 23 vjet ajo ka mbushur jetën time me kaq shumë dashuri, besnikëri dhe momente të paharrueshme. Nga shkëlqimi në momentet e qeta prapa skenave, ajo ishte gjithmonë aty, një top i vogël dashurie që ndriçoi edhe ditët më të errëta. Ne ndamë kaq shumë kujtime, të qeshura dhe lot. Gjithmonë do të jesh engjëlli im i vogël, do të na mungosh dhe do të jesh shumë i dashur për mua , mund të largohesh edhe fizikisht, por gjurmët e putrave të tua në jetën time nuk do të shuhen kurrë”, shkruan Hilton në mesazhin e saj plot emocion.
Harajuku B**ch nuk ishte qeni i saj i parë që ka humbur. Në vitin 2015, qeni i saj i dashur, Tinkerbell vdiq në moshën 14-vjeçare. Dhe në vitin 2022, Hilton tregoi se qeni i saj, Diamond Baby, ishte zhdukur. (A2 Televizion)







