All - Paragraf - 1
Një uiski me shijen e sanduiçit të preferuar të Elvis Presley ka dalë në tregun amerikan.
“Grain & Barrel’s Elvis Whiskey” ka lançuar uiskin “Midnight Snack”, që ka shijen e gjalpit të kikirikut, bananes dhe proshutës. Ideja për këtë pije erdhi nga sanduiçi me këto përbërës që “Mbreti” hante natën vonë.



All - Paragraf - 3
“Elvis është një nga ikonat më të mëdha të kulturës së shekullit XX dhe vazhdon të frymëzojë njerëzit edhe sot, siç pamë nga suksesi i jashtëzakonshëm i filmit të tij biografik. Duke parë që po rritet popullariteti i uiskit me shije të ndryshme, vendosëm të prezantojmë uiskin me shijen e sanduiçit të preferuar të Elvis Presley”, deklaroi themeluesi i “Grain & Barrel”, Matti Anttila. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2