Partizani inauguron me fitore “shtëpinë” e re

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 18:14 | Futboll

Partizani e ka inauguruar me fitore “shtëpinë” e tij të re, “Stadiumin Partizani”, në takimin e javës së 12 të Kategorisë Superiore, përballë Bylisit.

“Të kuqtë” fituan 2-1, duke marrë tre pikë që i barazojnë me Tiranën, në krye të renditjes.

Dygolëshi i Skukës e bëri të pavlefshëm rrjetën e Sousa, që i lë ballshiotët në vendin e 9, me 12 pikë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Teuta u mposht 2-1 nga Erzeni.

https://a2news.com/2022/11/13/tirana-ndalet-nga-vllaznia-egnatia-mposht-lacin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024